Ismajli gati, Balaj rrezikon sfidat me Hungarinë e Poloninë

balaj 600x338
Balaj 5.5 - Rikthim te goli, por me një buzëqeshje të ngrirë. Një sulmues që ka nevojë të mbështet për të nxjerrë në pah vlerat.

Pas Hoxhallarit, Shqipëria rrezikon të humbasë edhe një tjetër lojtar për kualifikueset e Botërorit 2022 me Hungarinë dhe Poloninë.

Bekim Balaj ka probleme muskulore dhe nuk u stërvit me skuadrën. Sulmuesi iu nënshtrua vizitave mjekësore, rezultati i të cilave do të përcaktojë nëse shkodrani do të jetë në dispozicion të trajnerit Edy Reja.

Në anën tjetër, kuqezinjtë kanë marrë lajme pozitive nga mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili është stërvitur rregullisht me grupin. Shqipëria luan në Budapest, të shtunën e 9 tetorit, ndërsa në datën 12 pret Poloninë në Tiranë.