Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kampioni shqiptar i boksit, nga biznesi te bamirësia, Robin Krasniqi mbron titullin botëror

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 15:39 | Sporte të tjera

Robin Krasniqi është një kampion si pakkush. Hero kombëtar në trojet shqiptare. Qytetar nderi në disa vende. Një boksier i shkëlqyer dhe gjithmonë i angazhuar në biznese, por që gjen edhe kohë për bamirësi.

34-vjeçari kthehet të shtunën në ring, pas triumfit të tetorit 2020 ndaj Dominic Bösel. Krasniqi fitoi titullin e kampionit të botës në versionin IBO. Impenjimet e shumta nuk e kanë shpërqendruar nga përsëritja e ndeshjes kundër ish-kampionit, të cilit i shkaktoi një knock-out brutal.

“Kam gjithçka nën kontroll, gjatë stërvitjes nuk takoj askënd. Ky duel ka përparësi dhe asgjë nuk mund të më shpërqendrojë. Vetëm kur nuk jam në ring mendoj çfarë duhet të bëj. Jam njeri punëtor, për mua koha është flori. Mendoj se është turp të shkosh në shtëpi për të fjetur”, u shpreh Robin “Haxhi” Krasniqi, kampion bote në versioni IBO.

Pas emigrimit në moshën 17-vjeçare, nga Kosova në Gjermani, Robin “Haxhi” Krasniqi u kthye në një prej boksierëve më të mirë në botë. Një kampion mendjemprehtë në biznes dhe me zemër të madhe. Përveç palestrës së tij, një lokali ku shërbehen akullore, linjës së suplementeve ushqimorë dhe linjës së personalizuar të veshjeve, gjatë shkurtit të kaluar, boksieri i peshave gjysmë të rënda financoi ndërtimin e një pusi me ujë të pijshëm në Pakistan.

A2 CNN Livestream

Dita jonë