Kancelari austriak nën hetim, dyshohet për korrupsion dhe shkelje të besimit

1440x810 cmsv2 6ebdb0ef b07b 5fdf b7bf 19fbaa093545 3902694 1100x620

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po hetohet nën dyshimet për dhënie të ryshfetit dhe shkelje të besimit, siç njoftuan prokurorët anti-korrupsion.

Paraprakisht, autoritetet bastisën zyrat e partisë konservatore të Kurzit dhe disa ndihmësve kryesorë të tij.

Dyshimet janë se, duke filluar nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, ka përdorur fondet qeveritare për të siguruar mbulim të favorshëm mediatik.

Kurz dhe Partia e tij Popullore thanë se hetimet janë të motivuara politikisht. Prapa hetimeve fshihen motive politike. “Jam i bindur se këto akuza do të rezultojnë të rreme”, ishte reagimi i Kurz.