Kriza potenciale energjetike, Rama-opozitës: Mos thoni që Shqipëria nuk ka lidhje me tregun ndërkombëtar

7 TETOR 2021 PARLAMENT frame 111523 1100x620

Kryeministri Rama i kërkoi opozitës të mos hedhë tymnaja në lidhje me krizën potenciale që po kërcënon botën dhe rrjedhimisht në këtë mënyrë dhe Shqipërinë.

Sipas Ramës, Shqipëria ka lidhje me tregun ndërkombëtar të energjisë pasi nuk i plotëson 100% të kërkesave për furnizim vetëm nga HEC-et.

“Dje, në samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, të gjithë, kryefjalë kishin çfarë mund të bëjmë, siç bëmë me pandeminë për të përballuar furtunën e krizës energjetike. Ju, të dyja palët, si pengu si pengmarrësi iu bëni thirrje shqiptarëve se Shqipëria nuk ka lidhje me tregun ndërkombëtar, Shqipëria nuk ka lidhje me çmimet e bursës. Shqipëria ka ujë. Del Shqipëria në treg për të blerë energji apo nuk del? Kur qeverisnit ju, a blinit energji? Ju i thoni shqiptarëve që kanë faturën më të lartë të energjisë. Është e pavërtetë. Rritja e çmimit të një malli në bursë nuk pyet as se një vend ka më pak, apo ka më shumë”, tha Rama.