Kush e përfaqëson sot PD-në? Gjoni: As Berisha, as Basha, të dy janë fajtorë për përçarjen e partisë

As Berisha dhe as Basha nuk e përfaqësojnë PD-në, por të dy janë fajtorë për përçarjen e saj. Këtë mendim ndau në “Absolut 4” pedagogia e komunikimit Edlira Gjoni, sipas së cilës në PD ka më shumë se dy fraksione dhe fakti që i një opozite kaq të dobët tregon se kemi një shtet autoritar.

“As njeri dhe as tjetri, pse duhet të jenë këta të dy. PD dhe anëtarët e saj janë ndarë më dysh. PD nuk përfaqëson dot gjithë të djathtën. Janë më shumë sesa dy fraksione. Të dy janë fajtorë në përçarjen e PD dhe një shtet që ka një opozitë kaq të dobët ka një shtet autoritar”.

Foltoren e Berishë ajo e quan një vetëvrasje të PD-së pasi politika nuk është në vitet ’92, ‘97 e as 2005 kur Pd u kthye në pushtet dhe kjo sipas Gjonit favorizon mazhorancën.

“Nuk besoj se ka të rinj që i shkojnë mbrapa Berishës, janë vetëm fanatikët e tij. Duket sikur është një shkëndijë që i kishte munguar PD-së. Nuk jemi në ’92, as ‘97 e as 2005 kur PD u kthye në pushtet dhe nuk i shkon fare as Berishës as votuesit. Kjo është një vetëvrasje që vetëm PD e bën në këtë formë të hapur dhe me kaq pasion. Dhe nuk ka për PS dhuratë më të madhe t’ia servirësh në pjatë të argjendtë. Ajo që bën Basha është një moment dobësimi”