Mërtiri: Problem nuk është Berisha e Basha, por mungesa e dëshirës për rinovim të partisë

Sociologu Ergys Mërtiri, problemin në PD e shikon te mos pranimi i ndryshimit dhe rinovimit. Në studion e “Absolut 4” ai tha se situata në PD është një përplasje mes atyre që duan të mbajnë historinë dhe atyre që duan të shohin nga e ardhmja. Sipas tij në PD ka shumë njerëz që nuk pranojnë ndryshimin dhe transformimin.

“Ata që përfaqësojnë bindjet i kanë lënë ato dhe po merren se kujt i përket pronësia për strukturën që duhet të përcaktojnë këto bindje. Unë mendoj që çështja është e komplikuar. Unë besoj që ka oportunistë dhe militantë nga të dyja krahët. Për mua kjo ka edhe një ndarje mendësish e botëkuptimesh që ka të bëjë me historinë e të ardhmen e PD. Militantët e Berishës e vënë theksin te historia dhe bëjnë politikë identitare. Kurse ata që janë dakord me përjashtimin e Berishës thonë që duhet të shohim nga e ardhmja. Është një përplasje mes atyre që duan të mbajnë historinë që kanë mbetur tek e shkuara dhe e tyre që duan të shohin nga e ardhmja. Unë nuk shoh çështje Bashe apo Berishe, por të një force që kërkon të rinovohet. Problemi që shoh unë te PD është se ka shumë njerëz që nuk e  duan dhe nuk e pranojnë  ndryshimin dhe shumë militantë kanë prodhuar skepticizëm për çdo figurë të re në PD. Në botëkuptimin e tyre demokrati është një qenie që ata  fotografuar ashtu dhe duhrt të jëtë ashtu. Një forcë që nuk gjen dëshirën të transformohet për mua është problem. Ti nuk mund ta ruash atë që ke nëse nuk adaptohesh”.

Mërtiri thotë se roli i liderit në PD ka qenë i dubluar dhe tani mund të shihet sesi Basha mund të bëjë politikë.

“Në dëshirën e tij për të bërë opozitë. sa shanse ke për të bërë një politikë ndryshe duke qenë nën hyqmin e Berishën. Roli i liderit në PD ka qenë i dubluar. PD ka vuajtur dhe tani mund të shohim sesi Basha mund të bëjë politikë”.