Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ministri i Tajvanit: Kina po përgatitet të na pushtojë brenda vitit 2025

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 18:46 | Bota
Ministri i Tajvanit: Kina po përgatitet të na pushtojë brenda

“Kina do të jetë e gatshme të përgatisë një sulm total ndaj vendit tonë brenda vitit 2025”. Nuk fjalët e një filmi hollivudian, por deklarata më se serioze e ministrit të mbrojtjes së Tajvanit, Chiu Kuo-cheng, pas manovrave kineze në fillim të tetorit, kur Pekini dërgoi në zonën që e ndan nga ”simotra” Tajvan më shumëse 150 avionë luftarakë.    

Ministri tajvanez cilësoi manovrat si akti më agresiv në 40 vitet e fundit, që sipas tij mbështet idenë që lidershipi komunist në Pekin mendon seriozisht për një ndërhyrje në atë që prej më shumë se 70 vitesh e cilëson si krahinë “rebele”, por që faktikisht njihet nga pjesa më e madhe e vendeve.  

https://a2news.com/2021/10/02/rriten-tensionet-38-avione-luftarake-kineze-shkelin-hapesiren-ajrore-te-tajvanit/

Qeveria në Taipei morri vendimin për një shtim të buxhetit me 8.6 miliardë dollarë për ushtrinë, në veçanti për prodhimin e raketave dhe mjeteve të tjera luftarake.

“Jemi të përgatitur ushtarakisht, po na sulmoi Kina do të paguajë një çmim të lartë. Po u desh që të luftojmë do të jemi në linjë të parë ”, deklaroi ministri Chiu Kuo-cheng.

https://a2news.com/2021/03/03/tanke-bunkere-propagande-dhe-turiste-vendi-qe-ndan-dhe-bashkon-kinen-me-tajvanin/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani