Mungesa e tregut në Gjirokastër, 150 tonë prodhime bujqësore kalben në fusha

Kultivimi dhe shitja e kulturave bujqësore është kthyer në një ruletë ruse për fermerët, ku nuk dihet nëse investimi i kryer do të kthehet në të ardhura apo në faliment.

150 tonë prodhim i ka mbetur në fushë pa pasur asnjë mundësi tregtimi. Përveç pamundësisë për të siguruar të ardhurat, me të vetmen mundësi që ka për të mbajtur familjen, tashmë duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmin e konsiderueshëm ekonomik.

Dhe tani, përpiqet në mënyrë të dëshpëruar që të shesë çfarë të mundet anës rrugës Gjirokastër-Kakavijë.

Kur e pyet nëse ka marrë ndonjë sugjerim apo ndihmën nga shteti, fermeri të jep këtë përgjigje. Për ndihmën e shtetit, fermerët e qarkut të Gjirokastrës prej kohësh kanë ngritur shqetësimet dhe ankesat e tyre për mungesën e subvencioneve apo edhe tregut për produktet e tyre. Largimi i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë drejt Vlorës ka krijuar edhe më shumë probleme tek ata.

Mungesa e tregut të shitjes së produkteve bujqësore ishte një ndër fenomenet e trajtuara në mënyrë të zgjeruar në reportazhin e thelluar, “Hallet e bujqësisë, informaliteti dhe premtimet e pambajtura” në bashkëpunim me Investigative Network Albania, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe të Partnerëve.