Në punë 1/3 e gjyqtarëve, Gjykata e Elbasanit thuajse e paralizuar

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ky slogan, duket se po gjen zbatim tashmë në gjykatat e vendit dhe njëra prej tyre është edhe Gjykata e Elbasanit, një ndër më të mëdhatë në vend.

Dhe këtë fakt nuk është e vështirë ta konfirmosh me qytetarin më të parë që takon pranë dyerve të gjykatës.

Ndërsa ata që e ndjejnë më shumë mungesën e gjyqtarëve në Gjykatën e Elbasanit janë avokatët, të cilët ndeshen çdo ditë me ankesat e qytetarëve dhe vonesat në proceset gjyqësore. Për nënkryetarin e Dhomës së Avokatisë së Elbasanit, gjykata e këtij rrethi është thuajse e paralizuar.

Dhe kjo situatë nuk pritet të përmirësohet në muajt në vazhdim, pasi procesi i vetingut po largon nga sistemi më shumë gjyqtarë se sa po vijnë nga shkolla e magjistraturës.