Një yll për James Bond në Bulevardin e Famës

120885404 hi071136621 600x338

Aktori i njohur Daniel Craig, i cili prezantoi këtë javë filmin e tij të fundit të “James Bond”, u nderua me një yll në Bulevardin e Famës të Hollywood në Kaliforni.

Craig është personaliteti i 2704 që ka një shenjë në këtë shëtitore të famshme, i cili ndodhet pikërisht në “7007 Hollywood Boulevard”, për të respektuar dhe emrin në kod në film si 007.

Aktori britanik e cilësoi një vlerësim të madh që i bën me vendosjen e këtij ylli. Ai e ka luajtur rolin e agjentit sekret më të dashur në botë prej vitit 2006.

Gjatë ceremonisë, Craig falënderoi producentët Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli, duke thënë se pa ta nuk do të ishte aktori që është sot.