Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Samiti i Sllovenisë, Basha: 5 vende me peshë të BE kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 12:02 | Politikë
Samiti i Sllovenisë, Basha: 5 vende me peshë të BE kundër

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh nga foltorja e Kuvendit se 5 vende me peshë në BE janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, në samitin e një dite më parë që u mbajt në Slloveni.

Sipas Bashës, e gjitha kjo erdhi pas raportit të ODIHR për zgjedhjet që e krahasoi Shqipërinë me Bjellorusinë e Lukashenkos.

“Nuk i bëhet vonë këtij që raporti i ODIHR, me prioritetet që ka lënë, e ka katandisur Shqipërinë në nivelin e Bjellorusisë. Nuk e thotë ky, që në Slloveni, të paktën 5 vende anëtare me peshë vendosën që edhe sikur nesër Bullgaria t’i heqë veton Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, pas raportit pasi ky nuk është një kryeministër që ka ardhur në krye të vendit me votën e lirë, por me paratë e krimit dhe të korrupsionit. Si Lukashenko”, deklaroi kryedemokrati.

A2 CNN Livestream

Dita jonë