Shano: Berisha nuk e ka ndryshuar metodën e përçarjes së armikut, por Basha nuk e përball dhe bën “cubin” me Lindita Nikollën

Turi nga qyteti në qytet i Berishës në fushatë tashmë kundër Bashës nuk habit analistin Afrim Krasniqin të ftuar në Absolut 4.  

Por ai problemin e sheh ndryshe. “Ai ka lindur nga mitingu dhe ushqehet nga mitingu, po shijon një rilindje personale. Problemin e shoh ndryshe, që politika shqiptare po diskuton për dy persona që kanë dosje në SHBA. Nuk paska një parti me 600 mijë veta dy persona që sakrifikojnë diçka dhe i dalin në krye për të marrë lidershipin, siç ka ndodhur në vendet lindore.

Sipërmarrje të tilla po fillojnë, duke filluar nga lëvizja e fundit IDE-Iniciativa Demokratike, por aty Krasniqi mbetet skeptik.

Nuk flas për lëvizjet e këshilltarëve të liderëve, sepse nuk ndryshojnë gjë. Flas për njerëz që duan vendin më shumë se liderin, ata duhet të mësohen të mblidhen në një sallë dhe të diskutojnë gjërat, pse PD po shkon në mandatin e tretë në opozitë përballë një qeverie plot me skandale”.

Shano është një nga mbështetësit aktivë të Iniciativës, dhe kritikës i përgjigjet duke thënë se “në politikë po arrite t’i pëlqesh të gjithëve, ke diçka që nuk shkon. Por ajo që është e vërteta është se nga feudi midis Bashës dhe Berishës po shkërmoqet PD-ja, dhe nga kjo po përfiton vetëm Rama”.

Sipas tij, “të dy kanë një dosje sa një mal. Berishën e njoh prej viteve ’90, ai ka një metodë me të cilën nuk kam qenë kurrë dakord, atë të përçarjes dhe eliminimit të armikut, dhe asnjë nuk ka trokitur në pjesën e marrëveshjes dhe konkurrencës. Basha nga ana tjetër nuk po përballet me Berishën, thjesht po trash zërin me Lindita Nikollën.