Shkrumbohet makina te Rruga e Kavajës

Një automjet në Tiranë është përfshirë nga flakët rreth orës 15:00 të së enjtes.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur te Rruga e Kavajës. Automjeti i drejtuar nga shtetasi E. S, 27 vjeç ishte në lëvizje në momentin e rënies së zjarrit. Drejtuesi i makinës ka arritur të dalë pa marrë lëndime.

Nga pamjet e siguruara nga A2 CNN, makina duket teksa brenda pak minutave është shkrumbuar tërësisht.

Nga të dhënat e para, sipas policisë, zjarri dyshohet të ketë nisur pas një defekti teknik.