Të rejat më të fundit për vaksinat, trajtimet dhe testet

KR VAKSINAT DHE TRAJTIMET frame 151 1100x620

Pandemia nuk ka përfunduar. “Isha shumë afër vdekjes. Fakti që thuajse nuk u ktheva në shtëpi te bashkëshorti dhe fëmijët është i tmerrshëm. Nëse do të kthehesha pas, me patjetër që do ta merrja vaksinën”, thotë një paciente me Covid-19.

Vaksinat po funksionojnë. Rastet me Covid-19 janë në rënie në të gjitha shtetet amerikane, por beteja kundër virusit vazhdon dhe ka informacione të reja për testet, dozat përforcuese dhe trajtimet. Shtëpia e Bardhë po lëvron sërish 1 miliard dollarë për testet e shpejta dhe testet në shtëpi.

“Kjo nënkupton që kompanitë do të jenë në gjendje të zgjerojnë prodhimin e testeve edhe më tej, me dhjetëra miliona teste që do të vijnë në treg në harkun kohor të 30 ditëve.

“Teksa kërkesa për doza përforcuese rritet, mund të rikthehen dhe klinikat e vaksinimit, veçanërisht me autorizimin e më shumë vaksinave.

Pfizer ka marrë dritën jeshile, ndërsa Moderna dhe Johnson and Johnson kanë depozituar të dhënat për të marrë aprovimin nga FDA. Ndërkohë, po testohet një trajtim i mundshëm për Covid-19. Bëhet fjalë për një kapsulë të Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics.

“Ne kemi një mjet tjetër potencial që është në pritje të një shqyrtimi nga FDA – një ilaç i ri premtues oral. Por parandalimi është më i pëlqyer. Është shumë më mirë të parandalojmë infektimin se sa ta trajtojmë atë”, thotë virologu i njohur Fauci.