Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tërmet i fuqishëm në Pakistan, raportohen dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 07:40 | Bota

Mbi 20 persona raportohen të kenë humbur jetën deri në këto momente si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 5.9 Rihter që goditi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës Pakistanin.

Lëkundja e fortë u regjistrua në provincën jugperëndimore të Balochistanit, shumë pranë qytetit malor të Harnait.

Sipas autoriteteve, mbi 200 persona të tjerë janë plagosur, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të jetë më i madh për shkak të njerëzve të bllokuar në rrënoja.

Situata më problematike është regjistruar në Harnai, ndërkohë që forca të shumta ushtrie janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë