Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Topalli: PD ishte kthyer në moçal, hapja e debatit do të ketë impakt edhe tek e majta

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 20:04 | Politikë
Topalli: PD ishte kthyer në moçal, hapja e debatit do të

Jozefina Topalli mendon se Shqipëria ka nevojë për një rikonceptim të spektrit politik, sepse sipas saj, opozita nuk po e kryente më misionin si opozitë. “Edhe e djathta vetë ka nevojë për t’u rindërtuar meqenëse faktikisht nuk ekzistonte më”, tha Topalli në një intervistë për emisionin “Debat” në A2 CNN.

“PD nuk kishte brenda më asgjë demokratike. Në një farë mënyrë ishte kthyer në një moçal. Kështu që hapja e një debati, për nevojën e një rindërtimi të së djathtës dhe për rikthimin e vlerave të PD, është gjëja më e bukur për të cilën kishte nevojë urgjente spektri politike shqiptar”, shtoi Topalli.

“Dhe absolutisht kam bindjen që nëse kjo do të ecë në drejtimin e duhur dhe po ecën në drejtimin e duhur, kjo do të ketë impakt edhe në të majtën shqiptare”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë