400 miliardë euro buxhet, Newcastle ndërron pronësi, arabët bëjnë tifozët të ëndërrojnë

Newcastle 1100x620

Festë në Saint James Park. Newscastle do të jetë shumë shpejt PSG apo Manchetser City i ri. Pasditja e 7 tetorit do të shënohet në histori për klubin anglez të futbollit që ka arritur të ndërrojë pronësi dhe në aspektin ekonomik, është kthyer në klubin më të pasur në botë.

Pas 16 vjetësh në drejtimin e bardhëzinjve, presidenti Mike Ashley është larguar duke e shitur klubin për shifrën 360 milionë euro.

Mohammed Bin Selman, princi trashgimtar i Arabisë Saudite

Newcastle tashmë ka kaluar në duart e princit të Arabisë Saudite, Mohamed Bin Salman që ka marrë më fund dritën jeshile nga Premier League dhe kompania e tij Public Investment Found është zyrtarisht aksionerja kryesore, ndërsa zotëron 80% të pronësisë.

Presidenca e re ka një buxhet jashtëtokësor, prej 400 miliardë dollarësh, shifra stratosferike me skuadrën angleze që mund të kthehet në pak vite një ekipeve më të fuqishme jo vetëm të kampionatit anglez. Duke pasur aktualisht pronarët më të pasur të këtij sporti, tifozët e Newcastle kanë nisur me të drejtë të ëndërrojnë dhe shumë shpejt skuadra mund të pasurohet me emra të frikshëm të botës së futbollit.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit, 616 raste
  • LAJMI I FUNDIT | 589 të shëruar në 24 orë, 6289 raste aktive
  • LAJMI I FUNDIT | Po marrin trajtim 148 pacientë, 16 janë në gjendje më të rënduar