DASH dorëzon në Kongres listën e personave “non grata”, mes tyre familja Berisha

16 SHTATOR BERISHA FORUMET frame 51585 1100x620

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dorëzuar Kongresit listën e personave të shpallur “non grata”, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Mes emrave të ndryshëm në këtë listë, mund të vihet re dhe familja e ish-kryeministri Berisha për fshirë vajzën dhe djalin e tij.

Departamenti i Shtetit thekson se sekretari Blinken do të dorëzojë gjithashtu, nëse nevojitet, një aneks me material të klasifikuar për komisionet e Kongresit, përfshi atë të Drejtësisë, ku përshkruhen informacionet lidhur me korrupsionin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, për secilin nga individët e shpallur “non grata”.

Këtë listë e ka ndarë në rrjetet sociale dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

Emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij është i listuar me të korruptuarit nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe Guatemala.