Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kriza energjetike, Rama përgjigjet nëse do të ketë ndërprerje gjatë dimrit

Nga A2 CNN
8 Tetor 2021, 10:30 | Politikë
Kriza energjetike, Rama përgjigjet nëse do të ketë

Gjatë konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe interesit të gazetarëve se nëse kriza energjetike do të përkthehet dhe në ndërprerje të furnizimit gjatë periudhës së dimrit.

Kreu i qeverisë u shpreh se ndërprerja e energjisë do të ishte e kollajshme, por në këto momente nuk flitet për këtë gjë, por për mbrojtjen e konsumatorit.

“Nëse do të ishte një dimër pa drita do t’i kishim rënë shkurt do iu thoshim bëhuni gati lajmet në orën 15:00 dhe në orën 19:00 errësirë. Ne po diskutojmë si të mbrojmë konsumatorët nga furtuna. Mbyllja e dritave do ishte kollaj. Por ne nuk jemi këtu që t’i biem kollaj gjërave dhe as për të më qarë hallin mua. Të gjithë duhet të vendosen në pozicionin e shtëpisë së madhe së përbashkët. Britania e Madhe po paralajmëron sot një plan kufizimesh për ndërprerjen e energjisë”, tha kryeministri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë