Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mijëra relikte naziste, me vlerë 3 milionë euro, zbulohen në shtëpinë e të dyshuarit për pedofili

Nga A2 CNN
8 Tetor 2021, 12:29 | Bota

Policia gjeti një koleksion me më shumë se 8000 objekte përkujtimore naziste në një shtëpi të një personi të dyshuar për pedofili, në Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Koleksioni mendohet se ka një vlerë prej 3 milionë eurosh dhe përbëhej nga disa veshje, uniforma, flamuj, monedha, medalje dhe portrete të Adolf Hitler, por edhe armatime të regjimit nazist, tha shefi i Policisë së Rios, Luis Armond. “Nuk kisha parë kurrë diçka si kjo. M'u duk sikur isha në filmin Inglourious Basterds”, tha Armond për CNN.

Objektet u zbuluan kur Policia shkoi në shtëpinë e 58-vjeçarit për të ekzekutuar një urdhërarresti, pasi dyshohet për pedofili. Ai ishte raportuar nga një fqinj për mënyrën se si i afrohej fëmijëve dhe si përpiqej t’i fuste brenda pronës së tij, tha Policia.

Autoritetet dyshojnë se objektet janë blerë në ankande të paligjshme në internet, në vende të ndryshme të botës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani