Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Probleme me energjinë elektrike, Korçë, era e fortë shkul pemë dhe rrëzon çati

Nga A2 CNN
8 Tetor 2021, 12:30 | Aktualitet
Probleme me energjinë elektrike, Korçë, era e fortë shkul

Reshjet e shiut, të shoqëruara me erë të fortë që përfshinë gjithë juglindjen e vendit, kanë sjellë dëme dhe pasoja edhe në qytetin e Korçës.

Pemë të thyera, stola të dëmtuar e deri te mbulesat e çative të rrëzuara, ishte panorama që mbizotëronte në rrugët e Korçës.

Punonjës të ndërmarrjes së punëve publike kanë nisur nga puna për largimin e pemëve të rrëzuara dhe prerjen e atyre që cilësohen të rrezikshme.

Situata e motit e 24 orëve të fundit ka shkaktuar edhe probleme me furnizimin me energji elektrike në shumë lagje të Korçës dhe në njësitë administrative. Në Dardhas të Pogradecit, e gjithë njësia është pa energji elektrike, ndërkohë që mbrëmja e djeshme ka kaluar në errësirë edhe për banorët e Trebinjës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani