Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Qeveria e gjyqësorit, gjyqtarët zgjedhin 3 përfaqësues të rinj në KLGJ

Nga A2 CNN
8 Tetor 2021, 21:07 | Aktualitet
Qeveria e gjyqësorit, gjyqtarët zgjedhin 3 përfaqësues

Gjyqtarët e të gjitha gjykatave në vend votuan për tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët do të zëvendësojnë 3 anëtarë aktuale, mandati i të cilëve përfundon në dhjetor. Anëtarët e rinj do të jenë Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë, Ridvan Hado nga Apeli dhe Irena Plaku nga Gjykatat e Shkallës së Parë.

Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, qeverisë së gjyqësorit, mblodhi të premten tek Poli i Drejtësisë 243 gjyqtarë të tre niveleve, në atë që quhet Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve. 

Gara mes 6 kandidatëve, nga dy për secilën shkallë gjyqësore, u zhvillua për pozicionet që lënë të lira anëtarët aktualë Medi Bici i Gjykatës së Lartë, Ilir Toska i Apelit dhe Brunilda Kadi e Shkallës së Parë, mandati 3-vjeçar i të cilëve përfundon më 12 dhjetor. 

Me votim të fshehtë, kolegët gjyqtarë dërguan si përfaqësues të tyrin në KLGJ gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Klodian Kurushi. Nga kandidatët e gjykatave të Apelit triumfoi gjyqtari i Apelit Tiranë, Ridvan Hado. Ndërsa si përfaqësuese e Shkallës së Parë garën e fitoi gjyqtarja e Tiranës, Irena Plaku. 

Në mbledhjen që u ndoq edhe nga ministri i drejtësisë, Avokatja e Popullit dhe disa anëtar të Komisionit të Ligjeve munguan vetëm 20nga 263 gjyqtarët në detyrë, totali i të cilëve duhet të ishte 408. Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë, 6 ngatë cilët zgjidhen nga radhët e gjyqësorit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani