Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama: Shpallim emergjencën energjetike, piku i krizës në mesin e vitit 2022

Nga A2 CNN
8 Tetor 2021, 09:53 | Politikë
Rama: Shpallim emergjencën energjetike, piku i krizës në mesin e

Qeveria mbajti, këtë të premte, një mbledhje jashtë rendit, pasi ka deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, kryeministri Rama u shpreh se ditën e nesërme do të prezantohet plani për të përballur këtë situatë.

Kryeministri theksoi se piku i krizës pritet të jetë në mesin e vitit të ardhshëm, ndërsa shtoi se edhe pas kësaj periudhe çmimi nuk pritet të kthehet aty ku është aktualisht.

https://a2news.com/2021/10/07/rritja-e-cmimeve-basha-e-rama-nuk-kursehen-ne-akuza-e-debate/

“Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit për të marrë një vendim, për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike. Situata e përgjithshme e rritjes së çmimit të energjisë i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare, qoftë me instrumente të natyrës administrative. Sot, me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballur këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër.

Është një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në këtë kuptim të gjithë janë të prekur. Ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin më parë. Ajo që na takon është të mbrojmë konsumatorët tanë”, u shpreh Rama.

https://a2news.com/2021/10/07/kriza-energjetike-oshee-nuk-ka-aplikuar-ende-per-rritje-cmimesh/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani