Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rritja e çmimeve, qytetarët e Kukësit kërkojnë ndihmën e shtetit

Nga A2 CNN
8 Tetor 2021, 15:26 | Sociale
Rritja e çmimeve, qytetarët e Kukësit kërkojnë

Paralajmërimi për një rritje të mundshme të energjisë elektrike për shkak të krizës globale, do të rrisë edhe më shumë kostot e jetesës së qytetarëve kuksianë ndërsa më të prekurit, pensionistët thonë se s’kanë para për të paguar fatura me të shtrenjta.

Përveç kësaj, për kuksianët rritja e energjisë elektrike për ta është dyfish e rëndë, pasi kanë humbur pronat dhe tokat për prodhimin e energjisë elektrike nën liqenin e Fierzës dhe tani të vuajë vendi për energji u duket paradoksale.

Vetëm pak kohë më parë në Kukës u rrit çmimi i miellit dhe i bukës, pa folur për produktet e tjera te shportës dhe së fundmi është rritur edhe çmimi i gazit.

Nëse këto rritje nuk kompensohen të paktën për shtresat në nevojë dhe pensionistët, ky dimër parashikohet mjaft i vështirë nga ana ekonomike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani