Rritja e çmimit të karburanteve, eksperti argumenton 4 arsyet

8 TETOR 2021 BUSINESS NEWS P2 PGM frame 5236 1100x620

Pandemia, faktori rus, energjia e rinovueshme dhe rritja e konsumit të energjisë janë 4 faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimit të hidrokarbureve. Këtë arsyetim dha në Business News, eksperti i hidrokarbureve Dael Dervishi. Sipas tij është rritur kërkesa për karburant me rritjen ekonomike pas pandemisë, çka i ka gjetur të papërgatitur prodhuesit e naftës.

“Çmimi i hidrokarbure ka qenë gjithnjë i paqëndrueshëm. Ka qenë 156 dollarë në 2008. Në fakt pavarësisht kësaj paqëndrueshmëri tipike të çmimit të naftës. Këtë herë ndodhemi përballë një sërë koincidencash. E para është situata pandemike. Pranverën e kaluar prodhuesit nuk dinin ku ta shpinin, s’kishte kërkesë, nafta depozitohej në anije dhe qëndronte në det për javë të tëra dhe kjo disbalancë ka krijuar një histeri në radhë të parë dhe mungesë investimesh. Prodhuesi më i madh edhe këtu i pezulloi. Kjo kërkesë e menjëhershme i ka gjetur të papërgatitur prodhuesit e naftës. I dyti është faktori rus, i cila po lancon një projekt të ri Nord Stream2, një gazsjellës që do të çojë naftë nga Rusia në Gjermani dhe në vendet e Europës. Gjermania përdori presion për të përshpejtuar procedurat e miratimit nga vendet e BE dhe i qëndroi strikt kontratave të mëparshme duke mos i amenduar fare në porosi. Element tjetër është një tranzicion epokal që njerëzimi po përjeton në drejtim të energjive të rinovueshme. Në BE ka pasur investime të larta në këtë sektor. Kjo për shkak se vendet e BE kanë krijuar incentiva dhe kërkesa është shumë e lartë dhe ka rritje të pakontrolluar. E katërta është rritja e konsumit të energjisë, rritje ekonomike dhe qasja në energji ka rritur konsumin. Në Norvegji 75 % e makinave të reja kanë qenë elektrike. Që nuk përdorin më naftën, por energjinë”.