Sfidat e bujqësisë, prioritet orientimi dhe mbështetja e fermerëve

Bujqësia është ndër sektorët më të rëndësishëm në vend. Jo vetëm se kontribuon me gati 20 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto, por edhe për shkak se me të jetojnë dhe punojnë më shumë se 40 për qind e popullsisë.

Në Shqipëri, bujqësia është e përbërë kryesisht nga fermat familjare. Ato përbëjnë rreth 90 për qind të totalit të sektorit.

Në aktivitetin e organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, theksoi nevojën për orientuar fermerët të kultivojnë produkteve, sipas nevojave të tregut.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Programeve të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Irfan Tareli tha se për të arritur synimet, lipset nevoja për shtim të fondeve mbështetëse ndaj fermerëve.

Argumentet dhe plani i masave i diskutuar në aktivitetin e organizuar nga Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë dhe Ministria e Bujqësisë i paraprijnë hartimit të Strategjisë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në 4 vitet e ardhshme.

Mungesa e fondeve mbështetëse dhe pamundësia për të orientuar fermerët në mbjelljen e kulturave bujqësore ishin ndër konstatimet e dala nga artikulli i  thelluar, “Hallet e bujqësisë, informaliteti dhe premtimet e pambajtura” në bashkëpunim me Investigative Network Albania, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe të Partnerëve.