Shpallen fituesit e Çmimit Nobel për Paqen

Komiteti norvegjez i Nobelit vendosi që Çmimin Nobel për këtë vit për Paqen t’ia akordojë dy gazetarëve Maria Ressa dhe Dmitry Muratov për përpjekjet e tyre në ruajtjen e lirisë së shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen.

Dmitry Muratov është një gazetar në Rusi, i cili në vitin 1993 themeloi gazetën e pavarur “Novaja Gazeta”. Ai u nderua me çmimin prestigjioz për përpjekjet e tij në mbrojtjen e lirisë së shprehjes, ndonëse në kushte shumë sfiduese.

Maria Ressa, gjithashtu, përdori lirinë e shprehjes për të ekspozuar abuzimet me pushtetin dhe rritjen e autoritarizmit dhe dhunës në vendlindjen e saj në Filipine. Ressa është bashkëthemeluese e “Rappler”.