Tiranë, abuzime në fushën farmaceutike, operacion i Policisë dhe Prokurorisë, 6 të arrestuar

farmaci 1100x620

Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit janë duke zhvilluar një aksion të madh që ka të bëj me veprat penale në fushën farmaceutike, pas një hetimi 10-mujor.  

Sipas burimeve të A2 CNN, deri tani flitet për 6 të arrestuar. Bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle neper disa depo farmaceutike dhe janë sekuestruar medikamente të paregjistruara, gjatë periudhës së Covid-19.

Shtetasit e arrestuar janë: B. B, 40 vjeç, administrator i një farmacie; F. M, 39 vjeç, administrator i një farmacie; M. Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; J. P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh; F. L, 40 vjeç, administrator i një farmacie dhe B. O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Mungesa e kontrolleve dhe qarkullimi në treg i barnave kontrabandë të cilat shoqërohen nga rreziku për mungesë të cilësisë dhe sigurisë ishin ndër gjetjet në artikullin e thelluar, “Siguria e Barnave, Covid-19 rriti kërkesën, ndërsa kontrollet për sigurinë u zëruan” në bashkëpunim me Investigative Network Albania, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe të Partnerëve.