Viti i ri akademik, dekanë të fakulteteve: Të pavaksinuarit nuk do të jenë fizikisht në auditorë

Edhe stafet akademike u bëjnë thirrje studentëve që të vaksinohen përpara nisjes së vitit të ri akademik. Ndërsa u kujtojnë dhe kushtëzimet për të ndjekur fizikisht studimet.

Studentët kanë edhe një javë kohë për t’u vaksinuar, në të kundërt nuk do mund ta ndjekin fizikisht procesin mësimor.

Detyrimin për të qenë të vaksinuar e ka edhe stafi akademik në Universitete. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe atë Shkencave Pyjore, shifrat paraqiten në nivele të kënaqshme.

Në nivele më të ulëta paraqiten studentët e vaksinuar.

Me qëllim vaksinimin e studentëve, Ministria e Arsimit njoftoi më herët shtyrjen me një javë të vitit akademik për më 18 tetor.