Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“3 tendera për blerje energjie në ditët e fundit”, PD: U ble 10 milionë euro mbi çmimin e bursës

Nga A2 CNN
9 Tetor 2021, 12:22 | Politikë
“3 tendera për blerje energjie në ditët e fundit”,

Një ditë pas shpalljes së krizës energjetike nga qeveria, partia Demokratike ka denoncuar sot blerjen e energjisë elektrike në vend me çmim të lartë. Përmes sekretarit të grupit parlamentar demokrat Arbi Agalliu, PD njofton se gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar 3 tendera.

“Në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milionë euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milionë euro. Pra, 4 milionë euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare.

Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milionë euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milionë euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milionë euro më tepër.

Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milionë euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milionë euro. Pra, 3.4 milionë euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milionë euro nga buxheti i shtetit”, thotë Agalliu.

Sipas tij nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë, por korrupsioni i kësaj qeverie dhe aferat në tendera.

“Problemi është aferat në këto tendera. Problemi është qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë elektrike që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Pra, fatkeqësia natyrore nuk është rritja e çmimit në bursë, por është kjo qeveri që përditë e më tepër, vjedh xhepat e shqiptarëve”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë