Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Durrësi në terr, mungesë energjie elektrike në shumë zona

Nga A2 CNN
9 Tetor 2021, 12:56 | Aktualitet
Durrësi në terr, mungesë energjie elektrike në shumë

Orët e para të kësaj të shtune e kanë gjetur Durrësin në terr, për shkak të mungesës së energjisë elektrike në shumë zona. 

Sipas raportimeve të qytetarëve, hyrja e Durrësit, zona tek Pallati i Sportit, Muzeu i Dëshmorëve etj. kanë qenë në errësirë të plotë.

Po sipas raportimeve, energjia elektrike është ndërprerë rreth orës 03.00 deri në 05.00.

Mungesë të energjisë elektrike ka qenë prezente edhe në zonat periferike.

Siç duket edhe nga pamjet filmike, dritat e vetme në disa nga rrugët kryesore të qytetit kanë qenë ato të reklamave të bizneseve.

Sipas burimeve të A2 shkak i kësaj situata  është bërë një avari që ka pësuar nënstacioni elektrik në Shkozet që furnizon Durrësin dhe periferinë e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu