Elbasan-Librazhd, ndërron jetë 54-vjecarja pas përplasjes me kamionin

aksidenyt elbasan 1100x620

Një aksident me pasoja vdekjeprurëse ka ndodhur rreth orës 18:30 në aksin Elbasan Librazhd, ku si pasojë e përplasjes së një kamioni nga Maqedonia e Veriut dhe një automjeti, ka ndërruar jetë një grua 54-vjeçare.

Kamioni drejtohej nga shtetasi V.J,  dhe për arsye ende të pa qartësuara në afërsi të Xibrakës  është përplasur me automjetin Citroen, i drejtuar nga shtetasi E.M, banues në Tiranë.

Impakti i fortë i ka kushtuar jetën shtetases F.G. dhe ka plagosur 37-vjecaren G.M, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.