Kosova braktis shpresat, Suedia e mposht 3-0

suedi 1100x620

Kosova mposhtet në Suedi me rezultatin e thellë 3-0, duke braktisur çdo iluzion të mbetur për vendin e dytë të grupit B për kualifikueset e Botërorit.

Pas një fillimi të mirë të dardanëve, ekuilibri bie në minutë n 29, falë penalltisë së realizuar nga ylli suedez Forsberg.

Kosova reagon dhe ka dy shanse të arta për të shënuar, por një gol i Muriqit me asist të Rashicës anulohet për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë flet për suedezët, që mbyllin garën me golin fantastik të Isak në minutën 62, ndërkohë që Quaison vulos rezultatin në të 79-ën. Suedezët mund të shpresojnë ende në kualifikimin direkt, ndërkohë që me 4 pikë Kosova duhet të mendojë thjesht për një pozicion sa më të mirë.