Kriza energjetike dhe rritja e çmimeve, banorët e Kukësit paralajmërojnë protesta

Në Kukës, pronarët e tokave të përmbytura nga ujërat e liqenit të Fierzës, paralajmërojnë nisjen protestave pas deklarimeve të kryeministrit Edi Rama, për përfshirjen e vendit në krizë energjetike.

Kryetari i Shoqatës së Pronarëve të Tokave të Përmbytura, tha se deklarata e kryeministrit Rama është një bombë jo vetëm për familjet që kanë toka të përmbytura nga Fierza por për gjithë banorët e qarkut të Kukësit. Ai i bëri thirrje, që qeveria të ketë kujdes me popullin e Kukësit, i cili çdo ditë po varfërohet. 

“Jemi të varfëruar nga shteti, se ka pasuritë me të mëdha ky vend. Paralajmërojmë se i gjithë populli i Kukësit do të jete i gjithi në këmbë”, thotë Kastrati.  

Më shumë se 3 mijë familje u prekën nga përmbytjet e tokave pas ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës. Sot vetëm 350 prej tyre janë kompensuar, duke i zhvendosur në Durrës e Lushnjë. Ndërkohë familje të tjera prej më shumë se 20 viteve akoma shpresojnë për një kompensim të tyre.