Mes triumfit hungarez, një lajm i hidhur, Gjimshiti dëmtohet rëndë

Screenshot 3 6 1100x620

Në mbrëmjen e sotme në Budapest, i vetmi lajm i hidhur për kombëtaren shqiptare është dëmtimi i mbrojtësit Berat Gjimshiti.

Gjimshiti u dëmtua në minutën e 25-të pjesës së parë, pas një aksioni konfuz ku futbollisti i Atalantës u përplas me shokët e tij Ismajli dhe Berisha.

Gjimshiti braktisi fushën e blertë dhe u dërgua në spital, ku sipas burimeve ka pësuar thyerje në parakrahë, me një mungesë nga futbolli për të paktën 1 muaj.

Kjo do të thotë që Reja do të ketë një siguri më pak në sfidën kundër Polonisë, edhe pse sot Ismajli dhe Kumbulla dhanë siguri.