Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shkrumbohet një mjet i parkuar në Korçë, nuk dihen motivet

Nga A2 CNN
9 Tetor 2021, 09:58 | Kronikë

Një mjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të vona në fshatin Kamenicë të Korçës. Paraprakisht mësohet se mjeti ka qenë i parkuar dhe ka marrë flakë rreth orës 01:00 pas mesnate.

Ekspertët po bëjnë këqyrjen e mjetit për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërkohë që është marrë në pyetje edhe pronari i mjetit.

Ende nuk dihet  nëse kemi të bëjmë me djegie aksidentale apo të qëllimshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë