Pjesa e parë e barabartë, por Shqipëria humb Gjimshitin

demtimi 1100x620

Mbaruan 45 minutat e para dhe Shqipëria po barazon 0-0 me Hungarinë.  Fillimi i pjesës së parë karakterizohet nga një lojë të barabartë ku protagonistë, më shumë se rastet e shënimit, janë gabimet në pasime.

Raste të pastra për të shënuar nuk krijohen nga të dy palët, ndërkohë që lajmi i keq për Shqipërinë vjen në minutën 25, pas një përplasje të portierit Etrit Berisha me Ismaijlin dhe Gjimshitin, i cili dëmtohet në shpatull dhe zëvendësohet nga Veseli.   

Në fundin e pjesës së parë duhet sinjalizuar një aksion i vetëm  me portierin për Uzunin, i cili gabon në mënyrë të pafalshme, por “shpëtohet” nga anësori që thërret pozicionin jashtë loje.