Plagoset me armë 24-vjeçari në Shkodër

policia 11 1100x620

Një plagosje me armë në rrethana të paqarta ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mushan në Njësinë Administrative Dajç të Shkodrës. Nga të dhënat paraprake mësohet se i plagosur ka mbetur një 24-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi prapaprak i Policisë

Më datë 09.10.2021, rreth orës  08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri  në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç,  banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.