Po tentonin të vidhnin një banesë, arrestohen 3 persona, pjesë e një bande të zonës

Tre persona pjese e nje grupi kriminal ne zonen e Sukthit jane arrestuar nga policia mbremjen e dj 1100x620

Tre persona, pjesë e një grupi kriminal në zonën e Sukthit janë arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme, pasi po tentonin të vidhnin një banesë me armë zjarri. Reagimi në kohë erdhi pasi pronari i banesës telefoni policinë duke raportuar se persona, nën kërcënimin e armës, po tentonin t’i vidhnin banesën.

Përveç tyre, policia shpalli në kërkim dy persona të tjerë, si dhe arriti të zbardhe një seri ngjarjes të ngjashme kriminale në zonë. 4 nga pjesëtarët e grupit, të dënuar më parë për vjedhje e armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Zbardhen dhe 8 vjedhje të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup kriminal, që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Në pranga përfunduan:

L. P., 21 vjeç, banues ne Katund Sukth, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;

A. K., 20 vjeç, banues në lagjen Kodra, Shijak, i dënuar më parë  për vjedhje;

D. C., 24 vjeç,  banues në Fermë, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje.

Si dhe u shpallën në kërkim pasi mundën të largoheshin duke përfituar dhe nga errësira shtetasit:

P. P., 27 vjeç, banues në Katund, Sukth, i dënuar më parë  për vjedhje dhe A. P., 20 vjeçe, banuese në  lagjen nr.13, Durrës (vëlla e motër).

Nga veprimet  e para hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 8 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:

1-Më datë 17.06.2021, shtetasit K.B.,  në oborrin e banesës i kanë vjedhur  motomjetin;

2-Më datë 12.07.2021, gjatë natës, në lagjen “Stalla” Sukth, kanë vjedhur në banesën e shtetases B. T., 3 televizorë plazma dhe dy frigoriferë;

3-Më datë 06.08.2021, kanë tentuar të vjedhin në  banesën e shtetasit Sh. K.,;

4-Më datë 18.08.2021, gjatë natës, në banesën e shtetasit M. L., kanë vjedhur  sende të ndryshme;

5-Më datë 08.09.2021, gjatë natës, në Sukth, në banesën e shtetasit L. D., kanë  vjedhur disa telefona celularë;

6-Më datë 18.09.2021, në Sukth, i kanë vjedhur telefonin celuar shtetases Sh. L.;

7-Më datë 01.10.2021, në lagjen Nr.17, Durrës, kanë vjedhur  në Qendrën Shëndetësore, pompën e ujit dhe sende të tjera;

 8-Më datë 03.10.2021, në  Katund i Ri, Durrës, në banesën e shtetasit S. R., kanë vjedhur sende me vlerë bizhuteri dhe 1 televizor.