Titaniku LEGO, seti më i madh i krijuar ndonjëherë

LEGO ka prezantuar modelin më të ri dhe më të madhin të ndërtuar ndonjëherë, një rikrijim me 9000 copë të anijes më të famshme në botë, Titanikut, të mbytur në Oqeanin Atlantik gati 110 vite më parë.

Më shumë se 134 cm i gjatë, modeli i anijes që u mbyt pas nisjes nga porti i Sauthemptonit për në Nju-Jork më 10 prill 1912, do të kushtojë 630 dollarë, një çmim i kripur edhe për më të pasionuarit pa LEGO, por edhe historisë.

Anija origjinale u përplas me një ajsberg mesnatën e 14 prillit 1912 dhe u zhyt në thellësinë e oqeanit për më pak se 3 orë. Sipas një raporti të Senatit Amerikan, 1517 persona humbën jetën, ndërsa 706 mbijetuan, nga të gjithë ata që ishin në bord, udhëtarë dhe ekuipazh.

Modeli është i përbërë nga 9090 copëza dhe me to rikrijohet pamja e jashtme e anijes, por edhe detaje të pjesës së brendshme, si shkallëtë e kabinës së klasit të parë, por edhe dhoma e motorëve.

Anija LEGO është e zvogëluar në shkallën 1:200. Ajo do të dalë zyrtarisht në shitje nga 1 nëntori i këtij viti.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit, 616 raste
  • LAJMI I FUNDIT | 589 të shëruar në 24 orë, 6289 raste aktive
  • LAJMI I FUNDIT | Po marrin trajtim 148 pacientë, 16 janë në gjendje më të rënduar