Ulje e temperaturave dhe reshje bore në mbi 1800 m lartësi

Parashikimi i motit 1100x620

Gjatë ditës së sotme vijojnë vranësirat e shpeshta me reshje afatshkurtra, kryesisht në jug por më të pakta në veri dhe qendër.

Nuk do të mungojnë sot në vend edhe orët me kthjellime, kryesisht në veri dhe qendër sikundër majat e maleve mbi 1800 m lartësi do të vizitohen nga reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në dy skajet ditore duke variuar nga 3 në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor-lindor duke ulur në 2-3 ballë, dallgëzimi në brigjet detare.