Vasili apel SPAK: Merr nën hetim KESH dhe OSHEE. S’ka krizë energjetike, por korrupsion

“Darka e Dubait nuk ishte vetëm ushqim i shtrenjtë” Vasili  Asnjë vlerësim për SPAK as në anglisht 1100x620

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ka bërë thirrje SPAK-ut të marrë nën hetim KESH-in dhe OSHEE-në. Në një postim mëngjesin e sotëm, Vasili shkruan se s’ka krizë energjetike, por korrupsion dhe megavjedhje të qeverisë. Ai thotë se nëse SPAK nuk vepron po kthehet në bashkëfajtor me Ramën dhe kundër qytetarëve. Sipas tij SPAK po punon vetëm për të ruajtur pandëshkueshmërinë e qeverisë!

Njoftimi i Petrit Vasilit:

SPAK vepro, boll u fshehe, s’ka krizë energjetike, por megavjedhje shtetërore!!!

Faktet ulërijnë!!!

S’ka krizë energjetike, por korrupsion të tmerrshëm dhe maskarëllëk të qeverisë.

Qeveria do të rrisë çmimet e energjisë, për të mbuluar vjedhjen dhe plaçkitjen, që i ka bërë arkës së shtetit, që është bosh!

Qytetarët nga varfëria e tyre u dashka të paguajnë hajdutërinë e qeverisë.

Gjendja energjetike këtë vit ka qenë nga më të mirat.

Prodhimi vendas i energjisë i bollshëm si asnjëherë

Fierza ka qenë në nivele nga më të lartat në gusht.

Qeveria në vend të blinte energjinë, që prodhohet në vend dhe ka çmim mjaft të lirë, blinte dhe blen energji nga jashtë shumë herë më të shtrenjtë, që të vidhte dhjetëra milionë euro me tenderat e energjisë.

SPAK faktet kanë dalë sheshit i dinë të gjithë!

SPAK duhet të ishe që dje në zyrat e OSHEE dhe të KESH!

SPAK boll u fshehe!

SPAK boll mbyllë sytë!

SPAK duhet të kuptosh se po rëndon shumë pozitën tënde me mosveprimet ndaj qeverisë!

SPAK që nuk vepron po kthehesh në bashkëfajtor me Ramën dhe qeverinë dhe është vendosur kundër qytetarëve në krah të hajdutërisë qeveritare!

SPAK po punon vetëm për të ruajtur pandëshkueshmërinë e qeverisë!