Bottas triumfon në Çmimin e Madh të Turqisë në F1, “mposht” edhe shiun

Piloti i Mercedes, Valtteri Bottas, ka triumfuar në Çmimin e Madh të Turqisë, duke arritur i pari në finishin e një gare të karakterizuar nga shiu dhe pista e lagur. Ky ishte suksesi i dhjetë në karrierë për pilotin finlandez.

Një garë tejet e suksesshme kjo e Turqisë ishte edhe për pilotin e Red Bull, Max Verstappen, i cili u rendit i dyti, duke fituar pikë të rëndësishme në garën për titull këtë sezon, duke qenë se rivali i tij, Lewis Hamilton e kaloi finishin e pisti, pasi ishte nisur nga vendi i fundit.

Pudiumi në Turqi u plotësua nga Red Bulli i Sergio Perez. Ndërkohë, piloti i Ferrarit, Charles Leclerc përfundoi i katërti pasi u fut në bokse në xhiron e fundit për të ndryshuar gomat.

Pas kësaj gare, Max Verstappen udhëheq renditjen e pilotëve me 262.5 pikë, 6 më shumë se kampioni britanik, Hamilton.