Finalja e Nations League, alarm para Francë-Spanjë, Rabiot pozitiv me Covid

PRAG FRANCE SPANJE RABIOT frame 120 1100x620

Pas zhgënjimit në Europian, Franca dhe Spanja kanë shansin ta mbyllin vitin me një trofe. Dy skuadrat do të luajnë këtë të diel në San Siro, në finalen e Nations League.

Por, pas suksesit me Belgjikën, me përmbysjen e jashtëzakonshme dhe tre gola të shënuar në pjesën e dytë, blutë kanë marrë një lajm negativ.

Vetëm pak orë përpara sfidës, mesfushori Adrien Rabiot rezultoi pozitiv me covid-19 dhe është i detyruar të humbasë supersfidën e orës 20:45. Lajmi është konfirmuar nga federata franceze, e cila theksoi se mesfushori ka hyrë në izolim.

Lojtari nuk udhëtoi drejt Milanos, për të zhvilluar seancëne fundit stërvitore para finales, por qëndroi në Torino. Ai do të kryejë karantinën e detyrueshme dhe duhet të presë rezultatet e negativitetit, për tërinisur më pas stërvitjen me Juventusin.

Rabiot ishte titullar në gjysmëfinalen e fituar përballë Belgjikës, duke u zëvendësuar nga trajneri Deschamps në minutën e 75-të. Sipas rregullave të përcaktuara nga UEFA, përfaqësuesja franceze nuk do të jetë në gjendje ta zëvendësojë lojtarin e infektuar dhe do të ketë në dispozicion 21 lojtarë për finalen me Spanjën.