Gënjeu se e plagosën disa persona, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

policia 11 1100x620 1 1100x620

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë ku mbeti i plagosur një 24 vjeçar dhe në fund të hetimeve arrestoi vetë të riun, i cili rezultoi se ishte vetëplagosur.

Sipas hetimeve, 24-vjeçari Isak Mehmedaj është vetëplagosur aksidentalisht në bark në fshatin Mushan dhe është përpjekur të fshehë të vërtetën dhe provat së bashku me një shokun e tij, i cili është arrestuar gjithashtu.

Isak Mehmedaj u paraqitur i plagosur me armë zjarri në spital dhe kur u pyet nga policia deklaroi se ishte qëlluar nga disa persona, por nuk kishte arritur t’i identifikonte.

Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë  shtetasi Isak Mehmedaj dhe G.M.

për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.