Në kërkim për trafikim fëmijësh, pranga 33 vjeçares

policia kriminaliteti mes te rinjve  1100x620

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33 vjeçare e shpallur në kërkim për veprën penale të trafikimit të të miturve.

Falë një pune të mirëorganizuar të policisë, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetases 33 vjeçare S.K.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për S.K. për veprën penale “Trafikim i të miturve”.