Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pas zjarreve, ishulli grek goditet nga përmbytjet masive

Nga A2 CNN
10 Tetor 2021, 21:10 | Ballkani

Banorët në ishullin grek të Evias, pas dy muajsh të mbërthyer nga zjarret, tashmë janë duke u përballur me një tjetër fatkeqësi natyrore.

Gati një e treta e territorit të ishullit është përfshirë nga moti i keq, me erë e shira të rrëmbyer, duke sjellë përmbytje të mëdha.

Qindra shtëpi janë tashmë nën ujë, ndërsa shumë rrugë janë shkatërruar totalisht. Autoritetet organizuan operacione shpëtimi duke u ardhur në ndihmë me qindra banorëve të mbetur të izoluar për shkak të ujit.

“Qindra shtëpi janë përmbytur, ndërsa është një mrekulli që nuk kemi viktima deri tani. Nga raportimet e deritanishme, dëmet janë kolosale”, është shprehur kryebashkiaku teksa foli për mediat greke.

A2 CNN Livestream

Dita jonë