Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Printimi 3D mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve

Nga A2 CNN
10 Tetor 2021, 19:18 | Lifestyle

Hong-Kongu është një nga qytetet me biodiversitetin më të pasur në Azi dhe dallon për shumësinë e specieve korale në thellësitë e ujërave. Mirëpo, këto korale janë në kërcënim nga ndotja dhe zhvillimi i shpejtë urban.

Megjithatë, një kompani nga Universiteti i Hong-Kongut, thotë se ka një zgjidhje për këtë shqetësim: pllaka terrakote të printuara 3D, për të ndihmuar koralet të rriten dhe të bëhen më elastike kundër ndryshimeve klimatike.

Shkëmbinjtë nënujorë koralë gjenden në ujë të ngrohtë, të cekët, mbulojnë më pak se 1% të dyshemesë së oqeanit, por strehojnë më shumë se 25% të jetës detare. Koralet, jetojnë në koloni të mëdha nënujore dhe kanë ekzistuar në ujërat e Hong-Kongut për mijëra vjet, por ndotja e madhe e ka shkatërruar këtë popullsi.

Duke punuar me departamentin e arkitekturës të universitetit, shkencëtarët Baker dhe Yu filluan krijimin e një gume artificiale koralore duke përdorur printimin 3D. Kjo gumë artificiale është bërë nga pllaka që janë afërsisht dy metra të gjera dhe imitojnë formën natyrale të koraleve. "Luginat" e saj mund të tërheqin jetën detare, ndaj në të mund të krijojnë foletë e tyre gjallesa të ndryshme të oqeanit.

Shpëtimi i këtyre shkëmbinjve nënujorë mund të ndihmojë në mbajtjen e ekosistemeve nënujore të planetit. Gjithashtu, sipas një raporti, shkëmbinjtë nënujorë koralorë mbështesin jetën e rreth një miliard njerëzve përmes industrisë bregdetare si turizmi dhe peshkimi, por sigurojnë edhe mbrojtje nga stuhitë detare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë