Sekuestrohen armë, municione dhe uniforma policie në Vlorë

policia vlore 1100x620

Tri armë zjarri, njëra prej të cilave me silenciator, municion luftarak, si edhe uniforma policie, janë sekuestruar nga Forcën e Posaçme Operacionale në Vlorë, ndërsa është shpallur në kërkim një person i dyshuar si poseduesi i tyre.

Policia e Vlorës bën të ditur se është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Adem Idrizaj, 30 vjeç, ku janë gjetur 2 armë zjarri automatikë, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelekë dhe 2 kapele si të policisë.

Për këtë rast, policia ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin.