Sherr mes kunetërve në Durrës, një përfundon në spital, tjetri në polici

policia durres gjykata 1100x620

Policia e Durrësit arrestoi një 42 vjeçar në zonën e Hamallaj për veprën penale të dhunës në familje.

Sipas të dhënave zyrtare, policia është njoftuar për një përleshje të dhunshme mes dy personave dhe shkoi menjëherë në vendngjarje. Pas verifikimeve, rezultoi se 42-vjeçari M.A. kishte qëlluar me sende të forta në kokë kunatin e tij B.M.

Për këtë arsye, 52-vjeçari B.M. u dërgua në spital për të marrë mjekim, ndërsa u arrestua në flagrancë M.A. dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.